Vildane Zeneli është një nga modelet më seksi shqiptare dhe më të përfolurat gjithashtu

Ajo është kritikuar shumë për operacione plastike, dhe për këtë gjë ka folur edhe në emisionin “N’drrimi i Natës”.

Vildania pranoi se ka bërë ndërhyrje në fytyrë, kryesisht në buzë, ndërsa moderatori Alaudin Hamiti e pyeti se përse i bëri buzët.

“I bëra prej qejfit. Po palidhje shumë, i kam rënë pishman dhe tani dua t’i heq”, tha modelja, duke treguar se është penduar për këtë operacion.