Alketa Vejsiu ka ndarë një video, ku tregon udhëtimin e saj me biçikletë drejt punës. Në Parkun e Liqenit e veshur sport, moderatorja ka publikuar momentin teksa nget biçikletën me mbishkrimin: “Duke shkuar në punë me biçiklete nga rruga e Parkut te Liqenit. Kjo eshte rruga ime e preferuar në Kryeqytet”.

Por, një komentuese ka gjetur rastin t’i përmendë Alketës luksin, duke i kujtuar se biçikletat janë për popullin e thjeshtë.

“Sa larg e ke punën me shtëpinë se besoj të shkoni me biçikletë ju që keni makina të mira. Bëre një xhiro, mirë bëre se kujton fëmijërinë, po bukë me vete ke marrë dhe ujë me akull si ne fakiret,”- i shkruan një ndjekëse Alketës.

Aq është dashur që moderatorja t’i japë ‘një mësim’ të mirë komentueses, duke i kujtuar se gjithçka e ka vënë me mund dhe me sakrifica.

“Bukë me vete nuk marr sepse ha para se të dal. Një shishe ujë po. Fakire kam qenë dhe unë. Me biçikletë me pl umbat në maje të kokës në 97 në Top Albania Radio. 4 vjet prita me padurim sa bleva një Golf Wolsvagen të përdorur të vjetër pa Ajër të Kondicionuar. Po kam një makinë më të mirë tani, por se dua fare fare. Vetëm biçikletë dhe trena dua unë. Janë më të mira se çdo avion privat dhe çdo Ferrari,”- i përgjigjet moderatorja ndjekëses.