Gjithçka ka ndodhur në Dubai, ku bukuroshja Alex Hirschin është surprizuar nga burri i saj Nik me një Ferrari 470.000 dollarësh të mbushur me 1000 trëndafila të kuq dhe një zemër trëndafilash të bardhë në pjesën e parme të makinës.

Nik ishte i bindur se gruaja e tij dëshironte një makinë dhe vendosi që t’i merrte njërën nga më luksozet Ferrari Spider 488, me të cilin shkoi në një dyqan lulesh, e mbushi, për ta çuar më pas poshtë hotelit ku Alex qëndronte.

Alex u telefonua nga stafi i hotelit që i thanë të zbriste poshtë për një surprizë të madhe.

Ai i dha Alex një trëndafil kur u shfaq në oborr dhe direkt ajo e pyeti: Kjo është surpriza, një trëndafil?

Por, pas pak sekondash, Alex mori një tronditje kur Ferrari u shfaq para saj.

Ajo tha:

Oh zot, kjo është e mahnitshme! Faleminderit shumë, kjo është e çmenduri. I dua trëndafilat, por më pëlqen Ferrari edhe më shumë. Unë mendoj se Ferrari duhet të ketë gjithmonë trëndafila në të, duket e mahnitshme.”

Alex e pyeti burrin e saj nëse kjo është vërtet një dhuratë që mund ta mbajë dhe Nik i tregoi se mund ta mbajë makinën një javë për ta provuar nëse vërtet i pëlqen ta mbajë ose ta ndërrojë me ndonjë tjetër.