Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës. Një person është vetëv.rarë me ar.më zjarri në këtë qytet. E ditur bëhet se personi që i ka dhënë fund jetës quhej Sefedin Zenellari.

Ai ishte kunati i Gramoz Nakos, i cili u ek.zekutua në banesën e tij.

Sefedin Zenellari është vr.asësi i kunatit të tij, Gramoz Nakos.

Bëhet e ditur se ai ka vr.arë veten në momentin që policia shkoi në banesë për ta shoqëruar drejt komisariatit.

Lidhur me këtë ngjarje kanë folur persona që e njihnin 71-vjeçarin.

Ata kanë thënë:

Ishte njeri i qetë. Ishte ndarë nga gruaja. E dimë që ka një çupë në Amerikë. Konflikte ka pasur edhe më parë me kunatin. Nuk ishte i sherrit, asgjë. Ai nuk hapej me ne.”
Kujtojmë këtu se Gramoz Nako, i cili dy ditë më parë ishte kthyer nga pushimet në Turqi, humbi jetën pas breshërisë së plu.mbave.

Njoftimi i plotë i policisë:

Korçë. Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr 7, ku u gjet i vr.arë me ar.më zjarri tip pis.toletë, shtetasi G.N, 57 vjeç informojmë se: Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është kunati i tij shtetasi S.Z, 71 vjeç, banues në Korçë, i cili mëngjesin e sotëm në momentin kur shërbimet e Policisë kanë shkuar për ta shoqëruar në Komisariat, është vetvr.arë me ar.më zjarri tip pis.toletë, në banesën e tij ku jetonte i vetëm.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.’’