Eduart Ndocaj ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet duke parë filxhan.

.Ai thekson se aty shikon dy rrugë që sipas tij janë dy autostrada. Ndërsa më pas thekson se shikon pallatet e bëra nga Monika në të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe gjithashtu ka edhe një lagje në Londër.

“Poshtë janë Meta dhe Berisha dhe dy liderët globalë Rama dhe Meta (janë global pasi janë të Sorosit), pritet marrëveshje.

Por ishalla thyejnë edhe qafën. Ishte thjesht një shaka,”- thotë ai ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Eduart Ndocajt

Më kanë dalë dy rrugë. Shikoj Lulin në njërën anë dhe Ramën në anën tjetër. Dhe në fund, në fund fare shikoj Presidentin dhe Berishën me krahë hap. Po Monika ku është, se ajo siç e thotë Presidenti i ka rregulluar fëmijët e saj. Më një rrogë 1 milion e 200 mijë lekë, ka një pallat në Tiranë, Skrapar, Gjiri i Llaëzit, Durrës, Vlorë dhe Sarandë.

Në fund fare më del lagjia e madhe, ka mundësi të jetë në Londër, janë pallatet që ka Monika. Të gjithë i ka ndrequr me një rrogë.

Rruga që ju thashë janë dy rrugë, dy autostrada, ku kanë marrëd rejtimin për fundin e tepsisë. Poshtë janë Meta dhe Berisha dhe dy liderët globalë Rama dhe Meta (janë global pasi janë të Sorosit), pritet marrëveshje.

Por ishalla thyejnë edhe qafën. Ishte thjesht një shaka.

Por kam vënë re diçka, se një pjesë shumë e vogël më kanë kritikuar për 30 qershorin, kursë pjesa më e madhe më kanë komplimentuar për punën e mirë që bëra kundër nark.otrafikantëve.

Sot në orën 17:00, kam ankimuar çështjen e 30 qershorit me prova realae pasi janë më shumë fleta votimi se zgjedhës, pjerin Ndreu ka hequr të miat dhe ka vënë të vetat. Në dy qendra kanë votuar nejrëz që janë në Itali, kjo gjë s’ka mundësi të ekzistojë.

Mbi 500 njerëz janë kërcënuar me jetë që të mos votohe Ndocaj. Një pjesë e mirë janë më prova, kurse një pjesë tjetër s’kanë dalë akoma.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP