Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve ku edhe u diskutua projektligji “Për mbrojtjen civile”, ku të pranishëm ka qënë edhe zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi dhe drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako.

Debate janë zhvilluar nga radhët e socialistëve, mes Petro Koçit dhe deputetit Bashkim Fino. Ky i fundit ka votuar kundër ndryshimeve në nenin 41, pikë e cila u votua unanimisht nga deputetët e tjerë.

Pas miratimit të këtij neni, Fino ka dalë nga salla duke braktisur mbledhjen para përfundimit të saj.

DEBATET NË KOMISION:

Koçi: Në rast se Bashkia nuk e harxhon fondin e përdor edhe vitin tjetër. Nëse nuk e bën bashkia, e bën Agjencia e Emergjencave.

Fino: Bëhu pak serioz tani, mos u tallni. Mos më fyeni. Ky është 4% tjetër.

Andi Përmeti: Nëse mbaron fondi, atyre që u ndodh fatkeqsia çfarë ndodh nëse nuk e mbulon dot Bashkia. Marrim shëmbullin e tërmetit në Korçë.

Koçi: Sot ndërtojmë në Floq shtëpinë e parë. Kështu që mundi është në përputhje me proporcion e ngjarjen.

Ulsi Manja: Fjala “mund” nuk ka vlerë në ligj, kush jurist e ka bërë? Si është vlerësuar 8%.

Fino: Jam i pakënaqur nga përgjigjia sepse kjo pikë bie ndesh me pushtetin vendor, nuk ia vendos Ministria e Mbrojtjes bashkisë këtë 8%.

Shehu: Nëse vlera e kalon 8%, atëherë është evidente që duhet të ndërhyjmë ne, sepse Bashkia nuk ndërhyn dot më. Nuk ka kapacitet.