Monedha e përbashkët europiane është nënçmuar sërish sot përkundrejt lekut.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbyer me 121.85 lekë, rreth 0.03 pikë më pak se një ditë më parë, duke shënuar ditën e tetë më rënie.

Prej një korrikut euro ka humbur gati 1 pikë ndaj monedhës vendase. Në fund të muajit qershor, për shkak të lëvizjeve jo të zakonshme të tregut (blerje e valutës në sasi të mëdha), euro fitoi pikë duke u këmbyer në nivelin e 122.65 lekëve duke kapur nivelin më të lartë të muajit qershor. Euro preku në qershor nivelin më të ulët të dhjetë viteve kur u këmbye me 121.64 lekë, 0.2 pikë më poshtë se niveli.

Tendenca e këmbimit e monedhës së përbashkët europiane pritet të ruaj këtë ritëm me afrimin e afatit të fundit të pagesës së TVSH-së që është data 14 dhe afrimi i datës së fundit për të paguar sigurimet (data 20).

Sipas aktorëve kryesorë të tregut, në këto data monedha europiane shfaqet e dobët ndaj valutës vendase. Pritshmëritë e operatorëve në Shqipëri mbeten të ulëta edhe për muajin gusht, ku pritet që të vijnë emigrantët për pushime vjetore. Trandiocionalisht në muajin gusht, monedha e përbashkët humbet pikë ndaj lekut.

Zhvlerësimi i euros në tregun vendas është ndihmuar edhe nga ecuria e dobët që ka pasur në tregjet ndërkombëtare. Në tregjet ndërkombëtare euro po këmbehet në nivelin 1.12 dollarë, nga 1.14 që ishte në fundin e muajit qershor, duke u luhatur kështu rreth nivelit më të ulët të 12 muajve të fundit. Monitor

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP