Vetëm pak minuta më parë kreu i PD-së Lulzim Basha ka zbuluar planin se si do godasë korrupsionin dhe krimin në nivelet e larta.

Me anë të një videoje në Facebook, Basha tregon se ka në plan 4 hapa, të cilat janë: miratimi i një pakete ligjore radikale antikorrupsion dhe kundër krimit të organizuar, hetim për paratë, rikuperimi i pasurive të vjedhura sipas tij përmes kontratave dhe koncesioneve publike, si dhe lufta kundër pastrimit të parave.

“Ndiq Paranë” : 4 Hapa për zhdukjen e ndikimit dhe pasojave të grabitjes së vendit nga Rama me një grusht kriminelësh dhe oligarkësh”, shkruan kreu i demokratëve krahas videos.

"Ndiq Paranë" : 4 Hapa për zhdukjen e ndikimit dhe pasojave të grabitjes së vendit nga Rama me një grusht kriminelësh dhe oligarkësh.

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 22. Juli 2019