Nga Berati pas një takimi me strukturat e PD, lideri i opozitës Lulzim Basha folur edhe për aksionin opozitar në ditët në vijim. Ai tha se do ketë një ndërthurje me vijimin e qëndresës, denoncimit dhe madje dhe protestave.

“Do vazhdojmë me ndërthurje të aksionit opozitar. me vazhdimin e qëndresës opozitare, denoncimit, protestave por edhe me shpalosjen e alternativës sonë, planit tonë për ndryshimin e vendit”, u shpreh Basha.

Ndërkohë kreu i PD tha se ka marrë shumë mesazhe nga prindërit për kriterin e mesatares për maturantët. Basha tha se shqiptarët e kanë dhënë verdiktin e tyre.

“Padrejtësia që është bërë me ndryshimin në çastin e fundit mbi kriterin e mesatares për maturantët është një nga talljet e fundit të këtij regjimi. Shqiptarët e kanë dhënë verdiktin e tyre. 85% e shqiptarëve është vota më e pastër për largimin e këtij regjimit, detyra jonë ta kthejmë në një energji për ndryshim, projekt shprese”, tha Basha.