Enver Hoxha është cilësuar si një prej diktatorëve më mizor që ka njohur historia.

Gjatë regjimit diktatorial të tij në vendin tonë shumë persona humbën jetën, vetëm për një fjalë apo për shkak edhe të veshjes që cilësohej nga partia si e ekstravagante.

E së fundmi në dritë ka dalë një dokument që tregon se edhe bashkëshortja e Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxha e cila ende jeton ka qenë po aq mizore sa i shoqi.

Dokumenti në fjalë është shkruar në vitin në 1952 nga të huajt. Në të hidhet dritë mbi kr.imet e komunizmit dhe konkretisht të bashkëshortes së diktatorit Enver Hoxha.

Ky dokument është shkruar nga amerikanët dhe konsiderohet si një material sekret për atë ç’ka po ndodhte në Shqipëri, pas Lu.ftës së Dytë Botërore.

Nexhmije Hoxha në të përshkruhet si një grua bar.bare. Thuhet se ajo ka nisur shoqet e saj adoleshente në mal për të kënaqur partizanët.

Mes të tjerash në këtë dokument shkruhet edhe se Nexhimje Hoxha ka hedhur valle duke mbajtur në dorë kokën e prerë të një italiani, mes grave të fshatit Pezë.

Dokumenti i plotë:

Partia Komuniste e Shqipërisë. Burimi Paris: Nuk ka informacion. Data e vëzhgimit: Lu.fta II Botërore. Nexhmije Xhuglini, gruaja e Enver Hoxhës.

Shoqja Xhuglini-Hoxha, komuniste militante e kohëve të para, anëtar i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës, Presidente e Bashkimit të Gruas së Shqipërisë, është shqiptare me gjatësi mesatare. Ajo u bashkua me Partinë Komuniste në kohën kur ajo ishte ende e jashtëligjshme, ndërsa ishte ende adoloshente, dhe që nga fillimi ka shfaqur instikte tepër të paskrupujt dhe bar.barë.

Gjatë pushtimit dhe lu.ftës civile rekrutoi një numër të madh grash shqiptare dhe i dërgoi në male për të jetuar me partizanët komunistë, duke shpërfillur nderin dhe traditën. Mes tyre ishin dy mikeshat e Xhuglinit, Liri Gega, ish-President i Frontit të Gruas Antifashiste dhe anëtare e Byrosë Politike, të rënë në fatkeqësi politike dhe Malëshova (emri i panjohur). Kur komunistët morën pushtetin në Shqipëri, këto vajza u braktisën nga shoqja e tyre Nexhmije, e cila nuk kishte për çfarë t’i përdorte tjetër, dhe të gjenduara të mohuara nga familjet e tyre, që kishin poshtëruar, ato nuk kishin zgjedhje tjetër, por të jetonin në rrugë.

Qeveria Komuniste, megjithatë, nxorri një vendim për mbrojtjen e tyre. Familjet e tyre u urdhëruan për t’i marrë përsëri dhe askush nuk kishte të drejtë të refuzojë martesën me to për shkak të kaluarës së tyre të neveritshme. Ky aktivitet, i pamenduar dhe tepër tronditës nga ana e një vajze të re, është ndër veprat e saj më të padëmshme. Më 16 shtator 1942, komunistët organizuan një takim të cilin e quajtën një “konferencë”, me qëllim formimin e një Fronti Kombëtar për Çlirimin nën urdhrat e Titos dhe Stalinit dhe për të grupuar elementët nacionalistë me komunistët.

Kjo pjesë e dytë e programit ishte thjesht një përpjekje për t’u hedhur pluhur syve e “nacionalistëve”. Ideja e vërtetë ishte për t’i shtypur. Metoda të ngjashme janë aplikuar nga komunistët edhe në Rumani, Bullgari, Greqi, Jugosllavi dhe Çekosllovaki. Konferenca u mbajt në Pezë dhe kishte 17 persona të pranishëm, komunistë dhe nacionalistë, por këta të fundit nuk kishin tagër zyrtar në takim. Në mesin e Nacionalistëve të pranishëm ishin: Abaz Kupi, Ismail Petrela, Kamber Qafmolla, Ndoc Coba, Halim Begeja, Ramazan Jarani. Enver Hoxha ishte përfaqësuesi zyrtar Komunist;Nexhmije Xhuglini përfaqësonte gratë komuniste.

Ajo ishte vetëm 19 vjeçe.Ymer Dishnica, më vonë Ministër i Shëndetit Publik, President i plenumit, anëtar i Byrosë Politike, tani në fatkeqësi;Nako Spiro, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes komuniste më pas i vrarë nga Xoxe, nënkryetar i Këshillit të Ministrave, Ministër i Brendshëm dhe Menaxher i Përgjithshëm i Sigurisë, i cili edhe vetë më vonë u ekzekutua;Baba Mustafa;Ramadan Çitaku, i likuiduar;Myslim Peza, gjeneral major dhe zëvendës kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor;Gago Tashko, ministër i pyjeve;Muharem Butka;Mustafa Gjinishi, sekretar i konferencës, pa të drejtë vote, më pas i ekzekutuar për devijim;Mustafa Kakaci, raportuesi i konferencës, pa të drejtë vote,ishin komunistët pranishëm. Gjatë takimit, shoqja Xhuglini, e zemëruar nga obstruksionizmi nacionalist, nxorri revolen e saj dhe u ngrit.

Ajo u hodhi një sy të egër kundërshtarëve të saj dhe bërtiti: Kapitalistët dhe borgjezët duhet të fshihen nga faqja e dheut! Një numër i personave të pranishëm janë spiunët e kapitalistëve britanike dhe amerikanë! Shokë Partizanë lufta vazhdon. Unë propozoj që të mos humbasim më kohë të mëtejshme me sabotues borgjezë dhe të marrim urdhra nga Stalini.Kur “Konferenca” mbaroi Xhuglini mblodhi komunistët më të ashpër jashtë ndërtesës dhe iu drejtua si më poshtë.“Ju e dëgjuat të gjithë atë që thonë nacionalistët.

Tani e dini se ata janë reaksionarë. Prandaj ata duhet të vdesin, dhe kjo duhet bërë me duart tuaja, me duart e bijve të kombit ata duhet të goditen! Dhe me ta duhet të zhduken të gjithë ata që ngrihen kundër nesh në marshin tonë përpara me Stalinin çlirimtar!” Katër ditë pas takimit një makinë që lëvizte përgjatë rrugës Tiranë – Kavajë u ndalua nga një grup partizanësh komunistë, të udhëhequr nga shoqja Xhuglini me Kajo Karafilin, si laro të saj, dhëndrri i Myslim Pezës, personalitetit komunist dhe kri.minel analfabet të përmendur më lart.

Në mesin e udhëtarëve ishte një italian i cili punonte në ndërtimin e rrugës. Xhuglini urdhëroi Karafili t’i priste kokën italianit. Arsyeja për këtë vr.asje të kobshme nuk është zbuluar kurrë.Me pas Xhuglini urdhëroi të mblidhen gratë e fshatit të Pezës dhe filloi të hidhte valle dhe këndonte, duke lozur me kokën e vik.timës, ndërsa kërcente. Gratë e fshatit, të terr.orizuara nga kjo performancë ma.kabre, u arratisën.Një tjetër kr.im i kobshëm ka ndodhur menjëherë pas konferencës kur Ismail Petrela, një nacionalist i cili kishte marrë një qëndrim të vendosur kundër komunistëve në “konferencë” u vr.a nga djali i tij Xhevdeti përballë spitalit të Tiranës. Para se të godiste të atin, Xhevdeti tha: “Kjo është ajo që u ndodh atyre që kundërshtojnë Konferencën e Pezës.”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP