Instagram po nis një revolucion të vërtet, duke fshehur numrin e pëlqimeve në postimet e përdoruesve.

Për momentin ky është vetëm një eksperiment, por ka arritur ta çoj botën e Instagramit në tilt. Rrjeti Social, në fakt, ka nisur një revolucion të vogël me një provë duke fshehur numrin e përgjithshëm të pëlqimeve për çdo përdorues.

Ky ndryshim është një goditje e rëndë për të ashtuquajturit “të varurit nga pëlqimet”, për të gjithë ata njerëz që kanë zhvilluar një varësi të vërtetë psikologjike nga numri i pëlqimeve në foto tyre.

Në thelb, numri i përgjithshëm i zemrave do të jetë i dukshëm vetëm ekskluzivisht për personin që e ka publikuar foton, ndërsa të gjithë të tjerët do ta shohin vetëm shkrimin: “I pëlqen X, Y e të tjerë dhe asnje numër nuk do të shfaqet”. Një ndryshim thelbësor që do të vendosë në vështirësi të mëdha të gjithë influencuesit.

Vendi i parë në që ka nisur këtë eksperiment është Kanadaja, me 11 milion qytetarët e saj të regjistruar në Instagram.

Arsyeja pas kësaj zgjedhjeje është përmirësimi i përvojës së përdoruesve, me qëllim që të eliminojë “stresin social”, nga i cili shumë përdorues të Instagramit marrin shënime për të konkuruar vazhdimisht njëri-tjetrin në një garë deri në “pëlqimin” e fundit, si dhe numrit të lartë të “like”-ve.