Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Nga të dhënat paraprake, mësohet një mjet ka dalë nga rruga, duke shkaktuar plagosjen e dy personave, identitetii të cilëve ende nuk bëhet me dije.

Të aksidentuarit janë transportuar në Spitalin e Librazhdit, ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se si shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë, por edhe shpejtësia me të cilën po udhëtonin të rinjtë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit./dosja