Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në fjalën e saj përpara simpantizantëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës deklaroi se falënderon të gjithë aata qëe bojkotuan zgjedhjet e 30 qershorit, që për të ishin mono-partiake.

“Falenderoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e LSI që bojkotuan votimet moniste të 30 qershorit, pavarësisht presionit kriminal dhe trysnisë së pushtetit me bukën e gojës dhe vendin e punës. LSI është partia e fjalës së mbajtur, e energjisë rinore, e punësimit dhe shanseve të barabarta”, tha ajo.

Monika Kryemadhi theksoi se strukturat e LSI janë angazhuar në të gjithë vendin, duke vënë në dukje se kjo forcë politike do të punojë edhe gjatë korrikut dhe gushtit.

“Strukturat e LSI të angazhuara plotësisht në të gjithë vendin. Muaji korrik dhe gusht, jo muaj pushimi, por pune të plotë për zgjedhjet. Në këtë betejë jemi, jo për një zgjidhje të momentit për klasën politike, por për ndryshimin e sistemit për të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve Votimet e Rilindjes së 30 qershorit u refuzuan në mënyrë plebishitare nga shqiptarët

Sot kemi një KQZ qesharake, ende nuk ka një rezultat zgjedhjesh. Çdo ditë e kësaj qeveria në pushtet thellon varfërinë dhe skamjen e shqiptarëve. Çdo ditë në pushtet e Edit shoqërohet me një mega korrupsion”, deklaroi Kryemadhi.

Ajo shtoi se rritja e çmimit të naftës është një tjetër skandal i kësaj qeverie.

“Në një javë dy skandale që e rrisin çmimin e naftës me 25 lekë për litër. Askush të mos mendojë që mund të gëzojë djersën, mundin dhe gjakun e shqiptarëve me kontrata korruptive. Bujqësia drejt kolapsit dhe pa këtë rritje të frikshme të naftës

Rritja e çmimit të naftës nga dy aferat korruptive të Ramës do prekin jo vetëm xhepat e shqiptarëve, por do kenë edhe pasoja negative në gjithë ekonominë. Për dy oligarkë, do dëmtohen dhjetra eskportues dhe mijëra prodhues në bujqësi”, deklaroi ajo.

Për Kryemadhin, Shqipëria është zhytur në krizë të thellë dhe raporti ii DASH pasqyron më së miri gjendjen dramatike të Shqipërisë.

“Jemi në këtë betejë për të zhbërë të keqen që ka çuar në 35% numrin e qytetarëve që jetojnë nën minimumin e varferisë. Investimet e huaja janë bërë si përrallë nga e kaluara

Raporti i DASH një epikrizë për së mundjen e ekonomisë së vendit LSI ka një program shumë të qartë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka futur Rilindja. Kapja e ekonomisë në pesë duar po largon edhe biznesmenët shqiptarë nga vendi”, u shpreh Monika Kryemadhi./Balkanweb