Johnny Depp është një ndër aktorët më të dashur dhe më të njohur në të gjithë botën.

Por, ai vazhdon ende të ketë probleme me ish-bashkëshorten e tij Amber Heard.

Së fundmi ka qenë Depp, ai i cili në një interviste ka lëshuar akuza të rënda ndaj gruas së tij.

Në një intervistë për “The Blast”, aktori ka thënë se ish-gruaja e tij në vitin 2015 i ka fikur një cigare në fytyrë gjatë një momenti nervozizmi.

Mediat amerikane kanë publikuar edhe një foto, ku aktori shihet në një barrelë dhe në fytyrë ka një shenjë djegie.

Kurse ish-gruaja e Amber Heard vazhdon ta akuzojë aktorin si një dhu-nues, i cili e ka ngritur dorë shpesh herë ndaj saj.