Milani i ka shprehur ngushëllime familjes dhe klubit të Young Boys për vde.kjen e futbollistes Florijana Ismaili.

Futbollistja nga Presheva është gjetur e vde.kur dje në liqenin e Comos në Itali, raporton Zëri.info.

24-vjeçarja kishte dalur në liqenin në fjalë me një mike, dhe aty pësoi një incident tragjik, i cili ia mori jetën.

“Me zemër të thyer kemi dërgjuar për vdekjen e futbollistes së Zvicrës, Florijana Ismaili. Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e saj, miqtë dhe Young Boys”, shkruan Milani në Twitter./Zëri

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP