Çuditë në këtë botë, të cilën nuk po e kuptojmë më se si funksionon, vijojnë të ndodhin. Kështu, në mes të korrikut, ka rënë borë në malin Musala. Ngjarja është pasqyruar në rrjetet sociale, ku janë publikuar foto nga dëbora.

Siç duket qartë, ka rënë aq shumë borë, sa banorët e zonës kanë mundur edhe të ndërtojnë burra bore.

Ngjarja e paprecedentë ka ndodhur jo shumë larg Shqipërisë, (100 km larg Maqedonisë), në Rumani.

Mediat në Bullgari raportojnë se në majën e Musala, e cila ka një lartësi prej 2925 metra, ka rënë mjaftueshëm borë.

Temperaturat kanë rënë nën zero gradë Celsius në ditët e fundit.

Mali nuk është i përshtatshëm për turizëm. Koha do të jetë me re, erë dhe shi. Sipas mediave vendase, do të ketë stuhi në shumë vende si dhe do të fryjë erë me drejtimin veri-perëndim.

Të dielën në mëngjes, shtatë fluturime u anuluan nga aeroporti i Burgas, në bregun jugor të Bullgarisë, në aeroportin e Varnës në veri, për shkak të motit të keq.