Moderatorja e njohur Sonila Meço ka postuar një foto të saj të vjetër kur ishte pjesë e ekipit të volejbollit.

Meço shkruan se si më e vogla e ekipit e zgjidhte gjithmonë e fundit numrin e fanellës duke bërë që të mbante numrin 13.

“E ka pra një arsye veç gjenetikës shtatlartësia ime, por edhe pasioni për punën në grup.
Me paratërejat e Partizanit, Kreuzën, Valbonën, Iridin, Mirelën, Junën, Albanën e Denisën kampione kombëtare. Me trajner Eqerem Pregapucën. Si më e vogla e skuadrës zgjidhja e fundit numrin e fanellës e përlotesha, që nuk mundja të merrja 4-ën e Alketa Doçit, idhullit tim të kohës. Gjithsesi kjo 13 e fanellës, që përkon edhe me moshën time në atë kampionat më solli shumë fat. Vërtetë nuk u bëra Alketë, por ia shijoj sot e kësaj dite të mirat sportit intensiv, që nga fëmijëria,”-shkruan Meço.

View this post on Instagram

Ma solli në kujtesë facebook këtë foto. E ka pra një arsye veç gjenetikës shtatlartësia ime, por edhe pasioni për punën në grup😊 Me paratërejat e Partizanit, Kreuzën, Valbonën, Iridin, Mirelën, Junën, Albanën e Denisën kampione kombëtare. Me trajner Eqerem Pregapucën🙏 Si më e vogla e skuadrës zgjidhja e fundit numrin e fanellës e përlotesha, që nuk mundja të merrja 4ën e Alketa Doçit, idhullit tim të kohës. Gjithsesi kjo 13 e fanellës, që përkon edhe me moshën time në atë kampionat më solli shumë fat. Vërtetë nuk u bëra Alketë, por ia shijoj sot e kësaj dite të mirat sportit intensiv, që nga fëmijëria. #memories #sport #volleyball #champions

A post shared by Sonila Meço (@sonilameco1) on