Një grua e cila ndodhej në prag të vde kjes, e u nda nga jeta javën e kaluar, ka shkruar një letër pr ekëse e cila ka pushtuar internetin pasi u publikua keto dite. Më 4 janar, Holly Butcher 27 vjeç, nga Grafton, Australi, humbi betejën me një formë të rrallë të kancerit në kocka që prek kryesisht të rinjtë.

Por, para se të vd iste, gruaja shkroi një letër, një mesazh për të gjithë botën, të cilën ajo i kërkoi familjes së saj për ta postuar në llogarinë e saj në Facebook pas vd ekjes.

“Është e çuditshme të kuptosh dhe të pranosh vd ekjen tënde në moshën 26-vjeçare…”, shkruan ajo.

“Është vetëm një nga ato gjëra që ju i injoroni. Ditët kalojnë dhe ju thjesht prisni tjetrën, derisa e papritura të ndodhë”.

“Unë jam vetëm 27 vjeç tani. Nuk dua të largohem. Unë e dua jetën”. Letra prekëse ka marrë më shumë se 21,000 “share” dhe 28,000 reagime në pak ditë.

Në letrën e këshillave për jetën, Butcher vazhdon të shpjegojë se njerëzit duhet të ndalojnë të shqetësohen për “streset e pakuptimta në jetë” të tilla si të ngecesh në trafik apo një trup jo i tonifikuar , dhe në vend të kësaj të mendojnë për dikë që po kalon probleme më të rënda. Dhe në fund ajo jep një mesazh shumë të rëndësishëm: “Dhuroni gjak”.

“Gj aku i dhuruar…më ndihmoi të mbahesha gjallë për një vit më shumë, një vit për të cilin unë do të jem përgjithmonë mirënjohëse që m’u dha për ta shpenzuar këtu, me familjen, miqtë dhe qenin tim..”