Sot në 3 vjetorin e miratimit të Reformës në Drejtësi, ka reaguar edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Kryemadhi shprehet se nuk është realizuar ende oja që miratuan me 140 vota.

Sipas Kryemadhit, është krijuar një situatë kaotike, pasi nuk kemi instituicionet kyçe të drejtësisë.

Kryemadhi thotë se deformimi i bërë nga rilindasit, në paketën e reformës në drejtësi ka çuar në situatën aktuale dhe pa pasur ende tërësinë e funksionimit të shtetit të së drejtës.

Në fund, ajo deklaron se bashkë me LSI-në sot janë edhe më të vendosur se 3 vite më parë në nevojën imediate për reformën në drejtësi dhe për çlirimin e saj nga kapja politiko-klienteliste.