Kriza në futbollin shqiptar duket se është ulur këmbëkryq dhe shumë ekipe kanë probleme financiare. një prej tyre është edhe klubi i Luftëtarit të Gjirokastrës, i cili edhe pse luan në Superligë, aktualisht është thuajse i shkrirë. Pa trajner dhe pa asnjë lojtar, nuk dihet ende se kur kjo skuadër do nisë përgatitjet për sezonin e ri.

Për të shtuar akoma më shumë hallet e këtij ekipi, ka ardhur edhe dorëheqja e presidentit, Grigor Tavo.

Nëpërmjet një letre të hapur, numri një i klubit bluzi, shprehet se në një shoqëri aksionare si Luftëtari, vetëm ai po paguan, duke mbajtur i vetëm peshën e skuadrës.

I gjendur në një situatë të tillë, edhe me vështirësë të mëdha financiare, Tavo njofton se do të largohet nga drejtimi i klubit, për të hapur rrugën për investitorë të rinj.

LETRA E TAVOS

Te nderuar miq,

Ndiej detyrimin te komunikoj me te gjithe ju qe doni me shpirt dhe zemer Luftetarin per te sqaruar situaten e veshtire ku gjendet ekipi yne i zemres. Ne kater vitet qe kam drejtuar Luftetarin, jam krenar qe kemi arritur suksese qe edhe vete nuk i prisja. Kur fillimisht nisa te investoj per kete skuader, mendoja thjesht qe te ktheja Luftetarin aty ku i takonte, ne eliten e futbollit shqiptar.

E realizuam kete qe ne vitin e pare pas shume sakrificash e vujatjesh, dhe arritem te festonim ate sukses. Ne tre vitet tona ne Superlige, siguruam pjesemarrjen historike ne Kupat e Europes, por mbi te gjitha beme qe gjithe Shqiperia te fliste me superlativa per Luftetarin dhe futbollin e tij.

Miq, sinqerisht qe sporti dhe vecanerisht futbolli ne kohet qe jetojme kerkojne shume sakrifica, mundim e investime. Ne keto kater vite edhe pse kemi nje shoqeri aksionere, me disa ortake, Luftetari eshte mbeshtetur dhe financuar vetem nga Grigor Tavo. Nuk mund te harroj ne kete rrugetim edhe Bashkine e Gjirokastres, e cila deri tani ka permbushur cdo obligim te sajin dhe ka plotesuar me se miri detyrimet dhe investimin qe i takon si aksioner tek K.F Luftetari.

I gjendur ne nje situate ku te gjithe aksioneret nuk e mbeshtesin Luftetarin as ne kuotat qe u takon si nje shoqeri aksionere, e kam te pamundur te vijoj drejtimin e skuadres dhe shoqerise ne teresi. Eshte nje vendim teper i dhimbshem per mua dhe jo vetem. Do te largohem nga presidenca e Luftetarit per ti hapur rruge investitoreve te rinj, qe ndoshta mund te bejne me shume per kete skuader dhe keto ngjyra qe secili prej nesh i ka ne zemer.

Dua qe ne kete moment te falenderoj te gjithe bashkepunetoret e mi, miqte qe me kane mbeshtetur dhe vecanerisht tifozerine e mrekullueshme gjirokastrite, e cila na ka qendruar prane ne cdo hap.

Doreheqja ime, kurrsesi nuk mund te shihet si nje braktisje, por vjen per te hapur rrugen e investimeve ne skuader per te mundesuar nje ecuri sa me te mire, pasi Luftetari eshte me i rendesishem se cdo president apo drejtues.

Dua ta mbyll kete komunikim me premtimin qe gjithmone do te jem tifozi numer nje i Luftetarit.

Sinqerisht,

Grigor Tavo