Njëra prej anëtarëve të PD-së në Fier, Enkelejda Veliu, e cila ka mbajtur edhe pozicionin e anëtares së Kryesisë teksa ka komentuar foton që është bërë virale në rrjetet sociale të drekës së anëtarëve të Komisionit të Ligjeve ka shigjetuar deputetin opozitar Halit Valteri. Ajo thotë se këta janë njerëz pa ideale që shiten kollaj.

“Monstrat, qe rrit PD.., duke na hequr gjithe kohen menjane.. Duke na hequr emrat nga listat e keshillave bashkiake, nga listat e deputeteve..apo cdo funksion tjeter ne parti..E shikoni sa kollaj shiten, njerezit qe skane ideale..?!” shkruan ajo.

Halit Valteri deputet dhe anëtar i Komisionit të Ligjeve, por edhe i komisionit për shkarkimin e Presidentit pranoi mandatin duke u futur në Kuvend pas djegies së mandateve nga opozita PD-LSI.