Conrad North nga Basingstoke shkon shpesh të qethet tek miku i tij, që është edhe berber, pasi atij i pëlqen që të eksperimentojë me flokët e tij.

Conrad e lë herë pas here mikun e tij Daryl Parsons që të provojë modele të reja me flokët e tij, pasi siç thotë edhe vete, nuk e ka shumë problem se çfarë bëhet me to.

Gjithsesi, si duket, Daryl kishte pasur ide të tjera. Kësaj radhe, veç modeleve të tjera, në pjesën e siërme të kokës, ai i ‘vizatoi’ mikut të tij një organ mashkullor gjen.ital.

Pastaj si për ‘çudi’, ai i tha North-it që të shkonte në shtëpi pasi i kishin mbaruar brisqet.

Duke mos e ditur se çfarë kishte në kokë, Conrad u nis për në shtëpi dhe vetëm aty e kuptoi se çfarë surprize i kishte bërë miku i tij berber.

Gjithsesi, për fatin e mirë të berberit, ai e mori stuatën me sportivitet dhe do të shkojë sërish tek ai të qethet.

North u shpreh:

Ai më kërkoi që t’i rris flokët sërish, kështu që po i besoj edhe një herë dhe të shohim se çfarë ndodh kësaj radhe.”LadBible