Juventusi po vijon përgatitjet për sezonin e ri dhe pjesë e ekipit është edhe Gonzalo Higuain i rikthyer nga huazimi.

Sulmuesi argjentinas po stërvitet nën urdhërat e trajnerit Sarri, por e e ardhmja e tij duket e paqartë.

Gjithsesi, për të mbajtur trupin në formë ai po po ndjek me kujdes programin e trajnerit juventin.

Një moment interesant nga stërvitja e djeshme ka shkaktuar ilaritet në rrjetet sociale.

Gjatë një ushtrimi, lojtarët duhet të pengonin vrullin e kundërshtarit dhe më pas ta ndiqnin nga pas me vrap.

Higuain, dukshëm mbi peshë, i ra për short të ndalte hovin e Ronaldos, por duke e parë veten të pashpresë përballë portugezit, as që e mori mundimin ta ndiqte nga pas.

Pamjet po bëjnë xhiron e internetit: