Breshëri automatiku drejt qendrës së votimit në Fushëkuqe.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orën 01:00 pas mesnate në fshatin Fushëkuqe të Kurbinit

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur njerëz të lënduar, ndërsa është përhapur panik te personat që ndodheshin brenda qendrës.

Qendra e votimit ishte vendosur në një ambient privat të marrë me qera.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.