Një numër i madh shoferësh janë parë duke mbledhur paratë që ‘ranë nga qielli’.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur të martën në një autostradë ndërsa paratë ‘fluturuan nga një nga një automjet i blinduar gjatë orëve të pikut.

Pamjet e postuar në rrjet nga një shofer që po kalonte tregojnë njerëzit në Atlanta duke mbledhur secili kartëmonedhat që ndodheshin kudo në asfalt.

Disa prej tyre i kishin lënë dyert e makinave hapur, në mënyrë që të lëviznin më kollaj.

Në vendin e ngjarjes më pas erdhi edhe policia pasi kishte marrë denoncime se më shumë se 15 automjete kishin bllokuar dhe njerëzit po ‘çmendeshin’ pas parave.

Një prej shoferëve u shpreh për WSB Radio:

Pashë një tufë me letra duke i marrë era nëpër rrugë dhe të gjithë po ndalonin për t’i mbledhur. Pasi u afrova e kuptova se bëhej fjalë për para.”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP