Pas marrjes së drejtimit të 61 bashkive të vendit pas zgjedhjeve të 30 qershorit, socialistët kanë caktuar ditën e sotme 3 figurat e saj kryesore në krye të 12 qarqeve të vendit

Kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Ballën do të drejtojnë nga katër qarqe secili.

Kreu i qeverisë Edi Rama do të drejtojë rajonin Lezhë-Shkodër-Dibër-Kukës.

Shqipëria e Mesme i është besuar Taulant Ballës i cili do të koordinojë qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi do të jetë koordinatori rajonal i Fierit, Beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës.

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama mblodhi Kryesinë e Partisë Socialiste ndërsa më 22 korrik pritet mbledhja e Asamblesë.