Prej disa ditësh Juventusi po e vazhdon fazën përgatitore në Kinë.

Të mërkurën në mesditë Juventusi do të përballet me Interin dhe të besuarit e Maurizio Sarrit po zhvillojnë stërvitjet për këtë ndeshje miqësore.

Një incident interesant ka ndodhur gjatë stërvitjes së bardhezinjve ku një tifoz futet në fushë për të takuar lojtarët e “Zonjës së Vjetër”.

Me të evidentuar rastin policë të shumtë kanë hyrë me shpejtësi në fushë për ta ndaluar tifozin që t’i afrohet lojtarëve.

Policët e rrethojnë tifozin aziatik i cili merr disa shpulla ndëshkuese, ndërsa Ronaldo ka kohë të tallet me shefin e sigurimit duke i kërcyer mbi shpinë.

Gjesti i Ronaldos i ka shtangur të gjithë madje edhe vetë polici e pa çuditshëm,ndërsa CR7 “shpërtheu” në të qeshura.