Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin me ndryshime për rezervat shtetërore të arit, argjendit dhe metaleve të tjera të çmuara, me arsyen se “nuk garanton plotësisht mbrojtjen e interesit publik”.

Pak ditë më parë, ligji për rezervat materiale të shtetit u ndryshua duke sjellë që lëvrimi i këtyre rezervave të bëhet “ekskluzivitet” i kryeministrit, ndryshe nga sa ka qenë deri më tani, ku vendimi merrej në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Qeveria argumentoi se ky ndryshim u bë për të kursyer vonesat, por Meta mendon se ky shpjegim është i pamjaftueshëm, ndaj ka vendosur ta kthejë në Kuvend.

Vendimi dhe arsyetimi i Presidentit: