Partia Socialiste kërkon shkarkimin e Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës të Shqipërisë.

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se 28 deputetë kanë firmosur iniciativën duke kërkuar shkarkimin me arsyetimin për shkelje të etikës.

Me sa duket kjo ka të bëjë me prononcimin e tij për çështje politike.