Aplikacioni, i cili ka bërë bujë për shkak se mund të editojë fotot duke bërë të mundur ndryshimin e moshës apo gjinisë po ngre shumë pikëpyetje.

Të gjithë përdoruesit pyesin veten se çfarë po ndodh me fotografitë e tyre kur ato editohen.

Në një sërë pikash, aplikacioni “FaceApp” adresoi secilën prej shqetësimeve rreth mënyrës së funksionimit.

Ndërsa pranoi se merr fotot kur ato redaktohen, theksoi se ekzistojnë mbrojtje të privatësisë që ndalojnë abuzimin me imazhet, transmeton Scan.

Theksoi se ngarkon foton e vetme që zgjidhet nga përdoruesit dhe se imazhet e tjera nuk merren jashtë pajisjes së një personi. E vetmja arsye pse fotot merren nga serverat është për të parë performancën dhe popullaritetin e aplikacionit dhe shumica e tyre fshihen brenda 48 orëve, përcjell albinfo.ch.

Aplikacioni nuk është i detyruar të shesë ose të ndajnë ndonjë të dhënë të përdoruesve me ndonjë palë të tretë.

Së fundi, FaceApp pranoi se është zhvilluar në Rusi, një fakt që ka çuar në dyshime të teorive të komplotit për mënyrën se si aplikacioni mund të mbledhë të dhëna ose të përdoret në mënyra më të këqija. Por themeluesit janë shprehur se të dhënat e përdoruesve nuk transferohen në Rusi.