Prej ditësh po qarkullon në rrjete sociale një aplikacion, që e kanë përdorur pothuajse të gjithë personazhet publik.

Sigurisht që këtij trendi nuk mund t’i mungonte dhe gazetari Sokol Balla, i cili jo vetëm që e ka përdorur aplikacionin rus, por ka zbuluar dhe dy të vërteta rreth jetës së tij.

“Sipas FaceApp dy lajme për mua në 2050: I pari i keq, qenkam plak. I dyti i mirë: Nuk do plakem më shumë se kaq,”- shkruan Sokol Balla në rrjete sociale teksa ka vendosur foton me filtra, i plakur.

Me sa duket gazetarin e tremb plakja dhe këtë e vërtetoi me statusin e tij!