Babloku i madh ha rem me tre ministre dhe disa drejtoresha, politika pakt për të mos nxjerrë dosjet rozë pasi loja mund të dalë jashtë kontrollit, deputetet dashnore të kapove të kr imit, si u tërhoq PD nga publikimi i përgjimeve

Përtej ak uzave të përditshme, lu ftës teatrale politike dhe kër cënimeve, mes kokave të politikës së Tiranës ka një pakt që nuk shkelet: Mbrojtja e jetës in time të njërit-tjetrit, mbrojtja nga publikimi i dosjeve rozë dhe di skretitimi publik. Për të kuptuar se sa i rëndësishëm është ky pakt dhe kod heshtje për kokat e politikës, mjaftojnë të kujtojmë rastin e Sokol Olldashit. Politika angazhoi policinë dhe prokurorinë me forcë për të mbuluar me mister gruan që shoqëronte Olldashin në makinë, kur hu mbi jetën në rrethana enigmatike. Ajo ishte gruaja e një ministri në atë kohë të Edi Ramës, i cili më pas dha dorëheqjen. Ajo ishte gjithashtu motra e një ish-ministri të Berishës dhe të një kryetari të partie të djathtë. Të gjithë heshtën për këtë fakt. Madje, edhe policia dhe prokurori shkelën ligjin për hir të këtij kodi të politikës, duke fshehur faktin se Olldashi shoqërohej nga gruaja e ministrit socialist. Dje jo vetëm kaq, por edhe ish-ministri i Brendshëm që u cilësuar prej të gjithëve si delja e zezë, Saimir Tahiri, heshti dhe luajti të gjithë gurët personalisht për të fshehur ngjarjen. Tahirit, ndofta mund ti vlejë kjo e fshehtë sot, që po kalon ditë të vështira..

Çfarë po ndodh këto ditë? Prej javësh, Partia Demokratike pa ralajmëroi publikimin e një dosje rozë në gazetën gjermane Bild. Përfaqësues të PD dhe LSI, të njohur me dosjen rozë, nisën të flasin me kode, për Bablokun e madh, tre ministre dhe një deputete sociale, të cilat ishin pjesë e aferës se ksuale.

Sipas dosjes, ministrja është da shnore e Bablokut të madh. Madje, Babloku i madh merr statuset e saj dhe i publikon në Facebookun e vet. Ndërsa deputetja socialiste e Tiranës, sipas dosjes, është da shnore e njerëzve të kr imit.

Në dosje del gjithashtu se Babloku i madh ka pasur da shnore edhe një ish-ministre tjetër, me të cilën ka kaluar tre net në Vjenë, para ca kohësh, me rastin e Bienales së Vienës. Po ashtu, Babloku i madh del në një tjetër lidhje me një tjetër ministre, të cilën e ka emëruar në poste shumë të rëndësishme si drejtoreshë dhe më pas si ministre. Gjithashtu, në për gjime zbulohet se Babloku i madh ka krijuar një h arem të tijin me ministre, deputete dhe drejtoresha të rëndësishme.

Në dijeni të dosjes, Edi Paloka, lëshoi një mesazh të koduar: “Thuhet se në përgjimet e radhës që do publikojë Bild, dalin nja dy h eroina të punës socialiste, alias “rilindase”. Larg qoftë të konfirmohen nga përgjimet që pritet të publikojë “Bild”, informacionet që kanë qarkulluar në Dibër për aktivitetin e këtyre shoqeve të “rilindjes”…Megjithëse këta sorosianet nuk e kanë problem pri shjen e familjeve…”.

Më e qartë ishte anëtarja e kryesisë së LSI, Elona Guri, e cila tha se “Dy fjalë për Elisën”: E ke provuar dh imbjen e pirunit… do prapë një pirun nga shefi jot, shtrëngo ushkurin se llastiku të është këputur. Mos u hallakat shumë se je dhe grua e martuar…Ups ju te rilindjes se keni problem”. Ndërsa, ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, tha: “Elisa dogana.al, ujësjellësi.fr, përgjime.ge, miliona.euro!Kur shefi jot të bëhet gati për të shkuar pas he kurave, do i bëjmë presidentit një kërkesë të veçantë: të krijohen disa qeli miks (burra & gra), që ti shërbesh edhe aty me devotshmëri”.

Kanë kaluar disa javë dhe për këtë dosje nuk po flitet më. Jo vetëm pë rgjimet nuk u publikuan, por as nuk po flitet më për to. Çfarë ka ndodhur? Gjatë kësaj kohe palët kanë arritur një pazar dhe PD është tërhequr. Tërheqja ka ardhur pasi publikimi i këtyre përgjimeve për aferat se ksuale të Bablokut të madh, ministreve dhe deputeteve, do të sillte një reagim nga qeveria, e cila do të përgjigjej duke publikuar dosjet s eksuale të përfaqësuesve të opozitës. Nga kjo luftë me dosje rozë do të dëmtoheshin të gjitha palët politike, duke u diskretituar dhe de gjeneruar më tej në sytë e shqiptarëve. Kjo duket se është arsyeja se pse PD ka vendosur të respektojë kodin e heshtjes./Pamfleti