Pas ftesës zyrtare të bërë nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, mësohet se homologu i tij amerikan Donald Trump do të vizitojë Serbinë deri në fund të këtij viti.

Lajmin për vizitën e Trump e ka konfirmuar ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç gjatë një emisioni mëngjesi në Serbi. Sipas Daçiç, vizita e Trump do të jetë zyrtare dhe me protokoll.

Kujtojmë që në fillim të këtij viti më 1 shkurt, presidenti serb Vuçiç ftoi Trumpin që të bëhej presidenti i parë amerikan pas 44 vitesh që vizionte Serbinë. Madje Vuçiç i kërkonte Trumo edhe ndihmë e mbështetje në zgjedhjen e situatës me Kosovën.

Letrës së Vuçiç, Trump iu përgjigj disa ditë më pas ku shkruante se arritja e një marrëveshje do të ishte historike dhe me përfitime të mëdha për rajonin.