Një projekt i përbashkët arkeologjik shqiptaro-amerikan njofton se ka gjetur amfora të paktën 2,500 vjeçare në brigjet e Shqipërisë.

Anija kërkimore Hercules e Fondacionit Nautical RPM tha se ka gjetur 22 amfora në shtratin e detit Jon, pranë Karaburunit. Arkeologu Mateusz Polakowski u shpreh se beson që amforat janë korinthiane dhe datojnë diku mes shekullit të 7-të dhe të 5-të para erës së re.

Zbulimi i këtyre amforave mund të çojë në gjetjen e mbetjeve të anijes që mendohet të jetë mbytur në këtë vend.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP