Edhe nëse një dush i ftohtë nuk ju duket i këndshëm, kjo procedur ka shumë përfitime shëndetësore. Alternimi i ujit të nxehtë dhe të ftohtë do t’ju ndihmojë të përmirësoni qarkullimin e gj.aku, rrjedhjen linfatike si dhe forcon sistemin imunitar.

Gjithashtu ky veprim do ju ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së lëkurës, madje ndihmon në uljen e nivelit të stresit dhe stimulon uljen e peshës. Për të patur gjithë këto përfitime ju mjaftojnë 10 deri në 30 sekonda.

Ja si duhet të veproni:

Filloni me dushin tuaj normal, me ujë të ngrohtë. Në fund të tij ulni temperaturën e ujit. Lajuni me ujin e ftohtë të paktën për 30 sekonda.

A.P./Shqiptarja