Xhamia ”Al-Noor” në Norvegji

Dita festive e Kurban Bajramit në mbarë botën myslimane nuk ka kaluar pa incidente. Në një xhami në periferi të Oslos (Norvegji), një 20-vjeçar ka qëlluar me armë në brendësi të objektit të kultit duke plagosur një besimtar 75-vjeçar.

Sipas informacioneve, agresori ishte i armatosur me 2 shotganë dhe një pistoletë. Ai shtiu direkt me armë, por pjesëtarët e xhamisë arritën ta neutralizonin menjëherë para se të mbërrinte policia norvegjeze.

Jo vetëm kaq, por një kufomë është gjetur në banesën e agresorit, i cili ishte i afërm i tij.

Dyshimet e para janë se sulmi ka për motiv racizmin dhe Islamofobinë e nxitur nga vala e madhe e emigrantëve nga vendet myslimanë drejt Perëndimit.