Kantautori dhe moderatori Ardit Gjebrea shkruan se e ka marrë vesh me trishtim lajmin për shokun e tij të Universitetit.
TIRANË– Kantautori dhe moderatori Ardit Gjebrea ka reaguar pas ndarjes nga jeta të regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani.

Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Gjebrea shkruan se e ka marrë vesh me trishtim lajmin për shokun e tij të Universitetit.

“Trishtim! Gjergj Xhuvani, mik që tek Artet studentë bashkë, admirim i mëpasshëm për suksesin dhe talentin, mëndjen dhe unicitetin e tij – iku… Është ajo ikja pa kthim që të trishton! Paqe për ty, artist i papërsëritshëm si ty”,-shkruan moderatori.
Ditën e sotme regjisori Gjergj Xhuvani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçari. Xhuvani ndërroi jetë në Itali, ku pas xhirimeve të filmit të tij të fundit kishte nisur kurën për një sëmundje të rëndë.

Djali i tij, Konstandin Xhuvani, i dënuar për vrasjen e katër personava ka kërkuar leje për të marrë pjesë në varrimin e të atit. Pritet përgjigjia nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.