Një vajzë e re ka dëshmuar edhe një herë mashtrimet me blerjet në internet.

Ajo ka ndarë me miqtë e saj eksperiencën e hidhur, pasi kishte porositur një fustan online.

Vajza tregon se si një fustan që porositi në internet erdhi me një problem mjaft të dukshëm.

Pjesa ku duhet të futej koka është aq e vogël sa edhe një kokërr limoni nuk mund të kalojë.

E pasionuar pas modës 19 vjeçarja, Phoebe Bucha nga Gorleston, Norfolk, ndau në Twitter një imazh të vetes duke u përpjekur të veshë këtë fustan.

Siç duket, e ka të pamundur.

Nga fotot e modelit të publikuar në internet, fustani ngjan i mahnitshëm dhe me siguri nga këto pamje dhe është tërhequr kjo modele e re, siç shumë prej nesh mund të kishin dhe ndoshta edhe kanë vepruar në të kaluarën.

Duket se vajza ka ngelur shumë e zhgënjyer nga blerja dhe më pas ka ndarë historinë e saj me të me të tjerët.

Të shumta kanë qenë komentet, ndërsa kompania ku bëri blerjen online nuk ka mbajtur pêrgjegjësi