80 të evakuuar nga rrëshqitjet e tokës

Moti i keq përfshiu veriun e Italisë në pikun e verës. Në qytetin e Bolzanos breshëri i rrëmbyeshëm rrëzoi pemët dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.

Rrugët e qytetit verior u shndërruan në lumenj si pasojë e shirave që zgjatën disa orë.

Situatë kritike paraqitet edhe në provincat e Lecco-s, në Lombardi, ka pasur rrëshqitje toke, duke rrezikuar edhe jetën e banorëve. Të paktën 80 persona janë evakuuar nga zona.

Dhjetëra automjete janë dëmtuar dhe zhytur në llucën që shkaktuan rrëshqitjet e tokës.

Me shira të rrëmbyeshëm po përballet edhe Ancona, ku deti arriti deri në çadrat e pushuesve. Autoritetet italiane shpallën nivelin portokalli të alarmit, i dyti për nga rëndësia, deri në përmirësimin e motit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP