Fëmijët e lindur në vjeshtë dhe dimër mund të ballafaqohen në të ardhmenn me depresion dhe ankth, kjo sipas një studimi të fundit.

Studiuesit kanë gjetur se nënat të cilat lindin në këto dy sezona kanë nivel më të lartë të “hormoneve të stresit” në pështymën e tyre.

Ekspertët treguan provat ku është gjetur se niveli i lartë i këtij hormoni gjatë shtatzënisë rrit rrezikun që fëmija të zhvillojë çrregullime psikiatrike më vonë në jetë. Gjetjet mund të shpjegojnë se pse njerëzit që kanë ditëlindjen në dimër dhe vjeshtë kanë edhe më shumë gjasa të kenë skizofreni, të paktën kështu pretendojnë studiuesit, raporton “Daily Mail”.

Hulumtuesit e Universitetit të Kardifit thanë se ky hulumtim është i pari që raporton që ata persona që kanë ditëlindjen në këta muaj mund të përjetojnë këto sëmundje. Dhe gratë të cilat lindin në këtë muaj kanë më shumë stres para dhe pas lindjes sesa ato gra që lindin në pranverë ose verë, transmeton lajmi.net.

Profesorët e këtij hulumtimi tregojnë se ky hulumtim ka shumë kuptim, për shkak se edhe vet gratë gjatë këtyre muajve ndjehen më të depresionuara dhe më të stresuara për këtë arsye edhe gjatë shtatzënisë këto hormone rriten edhe më shumë dhe ndikojnë tek fëmijët. /Lajmi