Enca Haxhia i futet kinematografisë. Këngëtarja do të jetë pjesë e filmit të ri të Ermal Mamaqit, duke nisur me xhirimet.
Prej kohësh tanimë qarkullon lajmi se Ermal Mamaqi është duke bërë një film të ri dhe se do ketë një super kast dhe ja ku e keni!

Është mësuar se këngëtarja e famshme, që numëron miliona shikime me këngët e saj dhe mbretëresha e Instagramit, Enca do të jetë protagoniste në filmin e ri të Ermalit.“Xing.al” sjell për ju disa foto ekskluzive nga xhirimet e filmit ku Enca shfaqet si gjithnjë plot stil teksa ndodhet krah Ermalit. Sot është dita e parë e xhirimeve që mesa duket është hapur me Encën.