Pushimet e 19 vjeçares u kthyen ne dite zije per te gjithe familjen…

Sinead Moodliar, shte me pushime në Afrikën e Jugut, dhe ishte duke qëndruar mbi një shkëmb në momentin që një dallgë deti e fuqishme i mori jetën.

19- vjeçarja, studente e filozofisë në Universitetin e Kembrixh, shkoi për të parë lindjen e diellit në Umhlanaga Rocks, një zonë plazhi afër Durban, por nuk u kthye më në shtëpinë e saj.

Dëshmitarët në vendngjarje, thanë se dëgjuan ulërima të mëdha në orën 5.15 të mëngjesit. Rojet e shpëtimit bënë të mundur nxjerrjen e saj nga deti dhe e dërguan në spital, por ajo vd.iq një ditë më vonë, shkruan BBC.