Mediat amerikane i kanë kushtuar rëndësi biznesmenit shqiptar, Benjamin Prelvukaj.

New York City Association of Hotel Concierges, shkruan se pronari dhe Presidenti i restoranteve më të famshme në NY dhe në krejt shtetet e SHBA, deri në Japoninë e largët , Benjamin Restaurant Group me shqiptarin z.Alban Benjamin Prelvukaj, u nderua me çmimin e arritjes jetësore 2019 NYC Hotel Exellence Awards! – “Lifetime Achievement Award for the 2019 NYC Hotel Excellence Awards“.

Me një ekip të shquar në të tre restorantet e tij të mahnitshme të NYC, ‘Benjamin Steakhouse Prime’, ‘Benjamin Steakhouse’ dhe ‘The Sea Fire Grill’, nuk ishte as pyetje kur juria e ndarjes së këtij çmimi do të vendoste se kujt duhet të shkonte cmimi “The Silver Plume Lifetime Achievement Award 2019”.

Alban Benjamin Prelvukaj ka treguar vazhdimisht për historinë e tij të jashtëzakonshme të një shqiptari të suksesshëm në Amerikë.

Fillimisht ai punoi si kamerier, pastaj u bë pronar i restoranteve më të mirë në New York dhe tani ai është i pranishëm edhe në Japoni.

”Sot kam 4 restorante në New York dhe një në Tokio. Unë jam shqiptari i parë që kam një restorant në Japoni. Është shumë i suksesshëm deri më tani”, thotë Prelvukaj.

Unë nuk e kisha ëndrrën amerikane, por kur filloi lufta në Kosovë dhe situata ekonomike u bë më e vështirë, ne vendosëm të largohemi”, thotë Prelvukaj, i cili shton se shumica e punonjësve të tij janë shqiptarë.

“300 punëtorë janë shqiptarë nga 550 në total. Unë jam shumë i lidhur me komunitetin shqiptar sepse dua të hap derën për rininë shqiptare në mënyrë që të vazhdojnë jetën e tyre në New York”, thotë Prelvukaj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP