Aventurat në det kanë edhe të papritura. Kështu i ka ndodhur disa turistëve të cilët po bënin një shëtitje me varkë në Cape Cod Bay në SHBA.

Familja u tmerrua kur pa se poshtë varkës së tyre u afrua një peshkaqen i bardhë rreth 17 metra i gjatë. Turistët nuk mund t’u besonin syve dhe ishin të frikësuar nga prania e peshkaqenit, duke pasur parasysh edhe faktin që ishin bërë gati për t’u hedhur në det disa sekonda para se të shfaqej grabitqari.

Fatmirësisht, çdo gjë kaloi pa probleme. Por ky takim i papritur me peshkaqenin e bardhë do të fiksohet gjatë në memorjen e këtyre turistëve. /tvklan.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP