Kjo mund të quhet një histori e pazakontë. Një shqiptar është dëb uar për herë të katërmbëdhjetë nga shteti fqinj i Italisë. Ai nuk ishte i kënaqur me rekordin dhe u kthye sërish në Sant’Ilario D’Enza, në provincën e Reggio Emilia, ndërsa aty iu vendosën menjëherë pra ngat.

Bëhet fjalë për Emiliano Fejzo, një 36-vjeçar shqiptar, i njohur si “koleksionisti i riatdhesimit”. Ai rezulton me precedentë për kr imin kundër pasurisë dhe ishte dëb uar në fillim të vitit të shkuar. Në hyrjen e fundit, më 13 qershor, shqiptari nuk gjeti rehati dhe autoritetet e dëb uan sërish me një avion nga Malpensa për në Aeroportin e Rinasit në Tiranë. Ai doli sot përpara gjy katës, ku arr estimi u vlerësua i vlefshëm dhe gjyk ata urdhëroi të nënshkruante në stacionin e Sant’Ilario D’Enza, në pritje të vendimit të dëb imit të 15-të.

Në një intervistë për “Mediaset” në qershor të këtij viti, 31-vjeçari shqiptar tregoi se çfarë i kishte mbetur pe ng në shtetitn italian dhe pse te ntoi kaq herë të prekte tokën italiane. Ai kërkoi që të gjente një punë dhe dokumente për leje qëndrimi. Sipas tij, rruga për të shkuar në Itali nuk ka qenë aspak e lehtë, madje tregon edhe një episod duke ecur nëpër male, ku befas, jeta e tij është rrez ikuar seriozisht nga kafshët e egra. Por, për t’i shpëtuar kësaj dra më, ai arriti të hipte fshehurazi në një kamion dhe më pas mbërriti në Ankona.

“Nuk mund të them sesi kam arritur të hyj në mënyrë të pali gjshme, por gjithmonë rrezikova jetën time. Në male i vetëm me arinjtë, u fsheha në një kamion dhe mbërrita në Ankona. Unë kthehem gjithmonë sepse e dua partneren time, e cila është e sëmurë dhe vuan nga Parkinsoni.

Ajo nuk ecën dhe ka nevojë për kujdes mjekësor. Nëse duan të më ndihmojnë, pse nuk më japin punë? Unë gabova si djalë i ri duke u përpjekur për të vje dhur, por tani nuk bëj asgjë të gabuar. Unë u premtoj të gjithëve se nuk bëj asgjë, i kërkoj Salvinit të më japë dokumentet dhe të më gjejë një punë si të gjithë”, tha ai në muajin qershor .