Parlamentit të Zelandës së Re, ditën e sotme i është shtuar një anëtar i ri. Ai është djali i deputetit Tāmati Coffey, i cili ka vetëm një muaj që ka lindur. Gjatë kohës që ai ka mbajtur një fjalim, foshnjën e vogël e ka mbajtur në duar, përkundur edhe ushqyer kryeparlamentari, Trevor Mallard. Ai e ka shpërndarë foton në rrjetin e tij social, ku shkruan “Sot një VIP mori karrigen me mua”.

Një gjë e tillë është duartrokitur nga shumë persona, ndonëse kjo nuk është hera e parë që një fëmijë bëhet pjesë e parlamentit. Në 2018, kryeministrja e Zelandës së Re u bë politikania e parë grua që solli në parlament fëmijën e saj.

Një gjest i tillë duket gati-gati “absurd” të mendohet se mund të ndodhë në parlamentin e vendeve të Ballkanit, aq më tepër të Shqipërisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP