Nje video e publikuar ne rrjetet sociale dhe pastaj ne media ka shkaktuar zemërim të madh në Britaninë e Madhe.

Në video duket 43 vjeçari i pastrehë shfaqet i dehur dhe mezi qëndron në këmbë, ndërsa personat që u afruan pranë tij me gjasë për ta ndihmuar hapën kamerat dhe e qëlluan duke e përplasur në tokë me fytyrë.

Pamjet u vendosën në faqen e ‘Spotted in Coventry’ në Facebook mbrëmjen e djeshme, vetëm disa orë pas sulmit, ndërsa njeriu i pastrehë është dërguar në spital dhe i është nënshtruar mjekimeve për dëmtime në fytyrë.

Kushdo që ka parë pamjet në Britani ka shfaqur zemërim të madh, ndërsa banorë të zonës që e njihnin janë shprehur se ai nuk përbënte problem për askënd.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP