Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytetin e Italisë. Kapo-ultrasi i Lacios, Fabricio Pishiteli, i njohur me nofkën Diabolik, është vr*rë sonte në një pritë në Romë.

Incidenti ndodhi në lagjen Usholana, në “Parco degli Acquedotti”, teksa raportohet se kreu i ultrasve lacialë është vr*rë me një pl*mb në kokë.

Ai nuk ishte i panjohur për policinë jo vetëm për shkak të pozicionit të tij si ultras, por shpesherë ishte cilësuar si kapo i dr*gës.

Fabricio Pishteli kishte qenë duke ecur në park kur i ishte afruar një person i cili e kishte q*lluar me një pl*mb në kokë duke e lënë të vd*kur në vend dhe ishte larguar më pas mes turmës.

Mediat italiane raportojnë se më e mundshme e vr*sjes së ultrasit të Lacios është hakmarrja për një trafik ndërkombëtar dr*ge të përfunduar keq me mafien shqiptare, duke përjashtuar një motiv të lidhur me botën e ultrasit. Vetëm një muaj më parë “Diabolik”, kishte festuar dasmën e vajzës së tij në një ceremoni madhështore në zemër të kryeqytetit italian./Panoramasport

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP