Mançester Junajtid triumfoi me rezultatin 4-0 kundër Çelsit, në ndeshjen e parë në Premier Ligë këtë sezon për të dyja skuadrat.

Ishte Markus Rashford, ai i cili hapi sfidën me një gol nga pika e bardhë e 11-metërshit, për të kaluar skuadrën e tij në avantazh. Është pikërisht ky episodi i cili po tërheq vëmendjen e të gjithëve, teksa pas shënimit të golit sulmuesi anglez shënoi me shqiponjën. Një festim i veçantë ky nga 21-vjeçari të cilin nuk e kemi parë më parë. Për këtë kanë flasin shumë edhe tifozët, të cilët e lidhin festimin e tij me Shqipërinë.

Në “Twitter”, tifozët shkruajnë: “Pse Rashfordi, festoi me shqiponjën e Shqipërisë?”. Gjithsesi rreth këtij festimi sulmuesi do të flasë më vonë dhe do të sqarojë gjithçka, nëse ka ose jo lidhje me Shqipërinë.