Një vjedhje ka ndodhur në mes të ditës në një dyqan me pajisje elektronike në Tiranë.

Ky djalë që shihet në video, ka hyrë në dyqanin te Rruga e “Durrësit” dhe në pak sekonda ka arritur të vjedhë një laptop të shtrenjtë duke e fshehur poshtë bluzës. Ai më pas u largua me shpejtësi nga dyqani.

Megjithatë pamjet e kamerave të sigurisë kanë arritur të filmojnë qartë fytyrën e tij. Kush arrin ta identifikojë, mundet të njoftojë në anonimitet të plotë Policinë e Tiranës.

VIDEO:/newsbomb